• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lezhë, KLSH kallëzon 3 drejtues të ALUIZNI-t, ja shkeljet e tyre

admin by admin
25 April, 2017
in Kronika
0
Lezhë, KLSH kallëzon 3 drejtues të ALUIZNI-t, ja shkeljet e tyre
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kontrolli i Lartë të Shtetit ka konstatuar një sërë shkeljesh dhe parregullsi të dispozitave ligjore në drejtorinë e ALUIZNI të qarkut Lezhë, duke cënuar interesin publik  e që konsistojnë në legalizime të paligjshme, për të cilat KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për P.L, ish drejtori  i institucionit, A.M, ish përgjegjëse sektori, A.M, përgjegjës sektori dhe  B.N, specialist për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal, për shkeljet:
-Në 32 raste, Vendimi “Për kualifikimin për legalizim të objektit informal” është marrë në kundërshtim me ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”
-Në 44 raste legalizimi me një vlerë prej 728 mijë lekë, nuk janë llogaritur penalitetet dhe janë kryer procedurat e legalizimit pa arkëtuar taksën e infrastrukturës.
-Në 4 raste, rezulton  se objektet ndodhen në një distancë prej buzës së lumit Drin më pak se distanca ligjore e përcaktuar, në këtë rast procesi i legalizimit duhej të ishte kushtëzuar prej autoriteteve të ujit,
-Në 12 raste rezulton  se janë kryer legalizime të objekteve që ndodhen në një distancë prej buzës autostradës prej  me pak se 30 ml  dhe pranë kanaleve kulluese dhe brezit mbrojtës të tyre mbi kanale kulluese, në këtë rast procesi i legalizimit duhej të ishte kushtëzuar prej distancave nga rruga nacionale.
–  ka objekte informale, të cilat nuk plotësojnë kriteret ligjore për legalizim, duke mos zbatuar procedurat për s’kualifikimin e tyre,
– Në 21 raste, sipas regjistrit të parcelës ndërtimore, është miratuar sipërfaqja e parcelës ndërtimore në llojin e pasurisë “Truall”, duke ndryshuar zërin kadastral, regjimin e tokës me mungesa të dokumentacionit .
– Në 2 raste janë miratuar leje legalizimit, me mangësi, ku është legalizuar një objekt që ishte në pronësi të Bashkisë Lezhë, e cila ka qenë në proces privatizimi, si dhe në rastin tjetër është rritur sipërfaqja e ndërtimit,  nga sipërfaqja e miratuar me VKM nr. 611, datë 11.06.2009.
-Në 13 raste Drejtoria Rajonale ALUIZNI-t Qarku Lezhë, në procesin e legalizimit të objektit “shtesa anësore apo në lartësi”, nuk ka zbatuar penalitet për legalizimin e shtesave dhe sipërfaqes sipas vlerës së tregut brenda vijës së verdhë qytetit Lezhë me një dëm ekonomik në vlerën 4,301 mijë lekë.
-Në 31raste, gjithsej për 12 690 m2, sipas dokumentacionit të pronësisë lëshuar nga ZVRPP, parcela ndërtimore e zënë, ndodhet e regjistruar në pasurinë e llojit “Arë, Pyll, vreshtë”, zona informale këto të pa miratuara nga KRRTRSH/KKT. Pra legalizimi është kryer në zona “Territore të tjera”, duke ndryshuar zërin kadastral, regjimin e tokës në llojin e pasurisë “Truall”.
– Në 5 raste, mungojnë dokumentet që të vërtetojnë nëse objekti është ndërtuar para vitit 1993, apo me leje ndërtimi pas këtij viti
-Në 3 raste Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Qarku Lezhë, janë miratuar leje legalizimi për banesë, duke ndryshuar edhe zërin kadastral, regjimin e tokës në “Truall” nga zëri kadastral “pyll”,  për  sipërfaqen 782 m2 ,  ndërkohë që kompetenca për ndryshimin e zërit kadastral i takon Ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit.
– Në 31 raste u konstatua se nuk administrohet në praktikën dokumentare të legalizimit dokumentacioni i cili provon periudhën në të cilën është ngritur ndërtimi informal, Proces verbal i verifikimit në terren i të dhënave të ndërtimit pa lejë/shtesës në ndërtimin me leje”, për të plotësuar kushtet për fillimin e procedurave të legalizimit.
Nga Drejtoria Rajonale ALUIZNI-t Qarku Lezhë, në organizimin procedurave të prokurimit me vlerë të vogël nuk është vepruar në përputhje me kërkesat ligjore pasi:
– Në 83 raste me vlerë totale 14,342 mijë lekë shkelje të disiplinës financiare, ku  mungon relacioni apo procesverbali konstatues nga personat kompetent për dëmtimet e ndodhura , për marrjen në dorëzim të mallit, faturat tatimore apo fletë hyrjet dhe specifikimet teknike të përcaktuara .

KLSH, duke i konsideruar veprimet e kryera nga drejtuesit dhe specialistët e Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Qarku Lezhë. Konkretisht,  P.L, ish drejtori i këtij institucioni, A.M, ish përgjegjëse sektori, A.M përgjegjës sektori dhe B.N specialist, të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të ligjit ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” i ndryshuar  dhe akteve të tjera nënligjore dalë në zbatim të tij, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, KLSH ka kryer kallëzim penal për shpërdorim detyre duke i përcjellë me shkresën  nr. 990/11, datë 25.03.217, ka bërë kallëzim pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Lezhë, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit dëm ekonomik në vlerën 5,9 milionë lekë dhe shkelje të disiplinës financiare në vlerë 14,342 lekë, dhe për pasojë ka konsumuar elementët e figurës së veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal. duke dërguar të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.

 

Previous Post

SOKOL TERIHATI/ Ooooo…, çfarë gallate me këtë Polici!

Next Post

Ironizon deputeti i PD-së: Rrugën sot se bllokuam ne, por rrëkeja e gjakut të një ish-kolegu

admin

admin

Next Post
Ironizon deputeti i PD-së: Rrugën sot se bllokuam ne, por rrëkeja e gjakut të një ish-kolegu

Ironizon deputeti i PD-së: Rrugën sot se bllokuam ne, por rrëkeja e gjakut të një ish-kolegu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.