Një person i cili ka tentuar të dalë nga Aeroporti Kombëtar i Rinasit me një kartë identiteti italiane, false, është arrestuar nga Policia Kufitare e Rinasit.
Burime të Policisë bëjnë të ditur se Altin Hajdar Merko u arrestua në Rinas pasi në dalje të Republikës së Shqipërisë ka përdorur një kartë identiteti italiane false me qëllim udhëtimi drejt Greqisë dhe më pas në Angli.
DRONI.al












