Dyshohet se të paktën dy persona janë vrarë me armë zjarri në Sukth.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në rrethana ende të paqarta.
Burimet e pakonfirmuara raportojnë se një mjet është qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë kanë mbetur të vdekur dy persona. Vrasja është kryer në autostradë.
Makina e qëlluar është tip “Audi” me targa AA111OI.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për motivet e ekzekutimit.












