Dy të moshuar janë gjetur të vdekur mëngjesin e sotëm në azilin e pleqve Poliçan.
Mësohet së viktimat janë T. S., 84 vjeç, banues në fshatin Lybesh dhe M. K 81 vjeç, banues në fshatin Veleshnje.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor të cilët po punojnë për shkaqet e kësaj ngjarje.
Nga veprimet paraprake dyshohet se vdekja e shtetasve të mësipërm ka ardhur si pasojë e asfiksisë nga tymi i krijuar nga djegia e një batanije.











