Kjo foto është bërë në Tiranë. Institucioni “zinxhir” i ministrisë së Shëndetësisë, gjendet diku te Tirana e Re, pak më poshtë, “ish-stacionit të fundit”.
Duke marrë shkas nga “Rilndja” e institucioneve, DRONI.al shpall konkursin, se “kush e gjen se ku ndodhet ‘Pika Shëndetësore nr. 2’, e ‘Qendrës Shëndetësore nr. 8’”.
Ah, ju po pyesni se çfarë ofrojmë për fituesin…?!
Në asgjë, por me gjasa, ministria e Shëndetësisë, apo Qeveria, mund të ofrojnë ndonjë koncesion, në qoftë se sigurohen se “Pikën Shëndetësore nr. 2” të “Qendrës Shëndetësore nr. 8”, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, nuk e ka dhënë me koncesion…











