Policia e Elbasanit ka dhënë detaje, lidhur me marrjen flakë të një automjeti sot në aksin rrugor, Prrenjas – Libazhd.
Sipas Policisë Vendore, mësohet se automjeti që ka marrë flakë, me targa TR 3430 K, drejtohej nga H. Rr., nga Tirana dhe i përkiste një kompanie private.
“shkak dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike e mjetit. Nuk ka persona të lënduar”, njofton zyrtarisht, Polica e Elbasanit.
Të njëjta burime saktësojnë se grupi hetimor ndodhet ën vendin e ngjarjes dhe se po kryhen veprimet hetimore dhe proceduriale.












