Pas ironive që Edi Rama lëshoi nga Finiqi, vjen dhe reagimi i Vangjel Dules i cili pretendon se ka zbuluar simptomën e kryeministrit. Me anë të një postimi të shkurtër në “Twiter”, Dule thekson se thëniet e Ramës sot ishin simptoma klasike të “sindromës hubris”.
Gjatë takimit të paradites ku shpërndau legalizime falas, Rama tha se vetëm kisha mund ta thërrasë Vangjel Dulen në rrugë të drejtë.











