Kryeministri Edi Rama e ka nisur sot ditën me një urim për të gjithë shqiptarët nga profili i tij në facebook. Ai fton të gjithë të shikojnë një video ku shfaqet restaurimi i pikturës së famshme të gojëdhënave të bukura “Zoja e Shkodrës”, të cilën e cilëson një rilindje rrënqethëse.
Si gjithmone nuk mungojnë reagimet nga komentuesit, qofshin ato përgëzime apo kritika. Këtë rradhë kreu i PS ka marrë paralajmërim nga një qytetar. Duke e komplimentuar ai i thotë të ketë kujdes gjithashtu sepse Shqipërisë do i vënë zjarrin njësoj si në vitet ’97.












