Për rreth një orë djemtë e konviktit të shkollës profesionale në Berat përjetuan ankth. Zjarri në katin e tretë të konviktit në shumë dhoma ka shkaktuar dëme të mëdha. Nxënësit kanë qenë së bashku në mense kur godine u përfshi nga flakët. Dhoma ku ishte vatra u shkrumbua e gjitha, por dëmtime ka dhe në dhomat e tjera.
Nuk dihet ende shkaku i ngjarjes dhe pse dyshohet një rezistencë.
Në konviktin e shkollës së mesme profesionale “Kristo Isak” në Berat, janë të akomoduar rreth 150 nxënës (djem e vajza) që vijnë nga zona të ndryshme të qarkut por edhe nga qytete të tjera.












