Makina e policisë rrugore u përplas sonte me një makinë tjetër në një rrugë të Vlorës për shkak të makinës së policisë. Aksidenti ndodhi pranë një kryqëzimi në zonën që njihet si “Gjyqi i vjetër”.
Dëshmitarët e shumtë deklarojnë se makina e policisë që duket në foto është përplasur me një automjet tip Mercedes Benz, raporton joq.
Nuk ka informacione zyrtare se cili është fajtori i aksidentit por sipas raportuesve në vendngjarje, makina e policisë po ecte me shpejtësi dhe është futur në kryqëzim pa kontrolluar rrugën.
Raportohet se në automjetin tjetër gjendej një nënë me fëmijë. Ky është një kryqëzim mjaft i rrezikshëm në Vlorë pasi aksidente të tilla ndodhin mjaft shpesh.












