Gjatë takimit me socialistët e Lushnjes, themeluesi i Lëvizjes “Zgjithja” Koço Kokëdhima tha se kjo lëvizje do të kthehet në parti politike.
Kokëdhima ka theksuar se për 20 vjet ka shpenzuar nga pasuria e tij për të mirën dhe për bashkimin e së majtës shqiptare, ndërsa Rama e ka shkatërruar Partinë Socialiste.
“Deri në datën 29 prill ne do marrim vendimet. ‘Zgjidhja’ do të kthehet në parti politike. Rama punoi deri në fund për përçarjen e PS-së dhe për likuidimin politik të Kokëdhimës dhe të “Zgjidhjes”. Kokëdhima investoi gati 20 vjet pasuritë dhe gjithçka kishte për të mirën dhe bashkimin e të majtës, për fuqizimin dhe demokratizimin e Partisë Socialiste. Rama po e përçan përfundimisht PS-në, ndërsa unë lufova deri në fund për ta mbajtur atë të bashkuar. Historia do ta gjykojë Ramën si problemin dhe mua si zgjidhjen për të majtën dhe për Shqipërinë”, u shpreh Kokëdhima.











