Ka përfunduar seanca e sotme e Kuvendit, e thirrur për raundin e dytë të zgjedhjes së Presidentit.
Nuk janë dashur më shumë se 5 minuta, aq sa Vasilika Hysi në emër të Konferencës së Kryetarëve, të deklaronte se nuk ka asnjë kandidat për president për këtë raund dhe që pas kësaj kreu i Kuvendit të lajmëronte përfundimin e kësaj seance me lajmërimin për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, me shpresën për të gjetur një kandidat për raundin e tretë, i cili zhvillohet pas një jave, në 27 prill.
Dje Kuvendi dogji edhe raundin e parë.
Mazhoranca pretendon se ka votat për ta zgjedhur vetë Presidentin e ri, por se kërkon konsensusin e opozitës, për një kandidatë të gjithëpranuar.
Sërish edhe sot, deputetët e opozitës nuk morën pjesë në seancën e Kuvendit.
DRONI.al












