Çmimi i apartamenteve i është rikthyer tendencës rritëse, pas një periudhe të gjatë ngërçi. Sipas Bankës së Shqipërisë, çmimi i banesave u rrit me rreth 13% në muajt korrik –dhjetor 2016.
Për kryeqytetin, kjo rritje është 3.3%. Shtrenjtimi, sipas ndërtuesve, vjen si pasojë e rritjes së taksës së ndikimit në infrastrukturë, mungesës së shesheve të ndërtimit dhe përmirësimit të ndërtimeve.
Kjo tendencë ka orientuar së fundmi kërkesën drejt zonave më elitare.
Rigjallërimi i kërkesës vjen edhe si pasojë e uljes së normave të interesit.
Aktualisht çmimet nisin nga 400 euro në zonat periferike, deri në 2.500 apo 3.000 euro në qendër.











