Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot përmbajtjen e fletës së votimit për zgjedhjet vendore të datës 7 maj për kreun e bashkisë së Kavajës.
Pas hedhjes së shortit, kandidati i zgjedhur nga populli, Astrit Haka u rendit i pari emër në fletën e votimit, kurse kandidati i PS-së, Klodian Shehi, i dyti në fletë.
“KQZ miraton përmbajtjen e fletës së votimit për bashkinë Kavajë”- njoftoi kreu i KQZ, Denar Biba.












