Një shtetas egjiptian ka mbetur i plagosur pas përplasjes së dy mjeteve.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme rreth orës 14:50 minuta në fshatin Sovjan të Korçës, kur një mjet kamion tip “Benz” është përplasur me një mjet fuoristradë.
Për pasojë, është dëmtuar një shtetas egjiptian rreth 30 vjeç, i cili po udhëtonte me mjetin e vogël ndërsa punon pranë kompanisë TAP.
Policia sqaron se ai është transportuar për në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën. U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.











