Një fustan nusesh si në përralla ka shkaktuar në valë reagimesh në rrjetet sociale. Fustani i nusërisë është shpallur si fustani më i pëlqyer ndonjëherë në Instagram dhe ka marrë për momentin rreth 200.000 pëlqime.
Intan Azzahra nga Indonezia u martua me Zendhy Zaen muajin e kaluar dhe ka veshur një fustan të përpunuar në stilin e hirushes nga dizenjuesi i talentuar, Ivan Gunawan. Fustani ka mëngë të gjata dhe të zbukuruara me mjëra perla.
Ceremonia e martesës së Azzahra ishte e përshtatur me fustanin e saj mahnitës. Nusja nga Jakarta kishte krijuar sfond me një kështjellë artificiale dhe një tortë që ishte në lartësinë e njeriut.















