• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjykata pushon gjyqin e Shullazit. Çfarë pritet të ndodhë me proçesin

admin by admin
20 April, 2017
in Kronika
0
Gjykata pushon gjyqin e Shullazit. Çfarë pritet të ndodhë me proçesin
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata për Krimet e Rënda pushoi çështjen gjyqësore, ku pritej të përballej Emiljano Shullazi me biznesmenin Ylvi Beqja, i cili e kallëzoi për “gjobëvënie”.
Bëhet fjalë për marrjen e dëshmisë së biznesmenit Beqja në formën e sigurimit të provës për llogari të hetimit të Shullazit dhe katër miqve të tij. Pushimi i gjykimit u vendos nga gjyqtarja Daniela Shirka, në seancën e 24-t të procesit.
Shkak është bërë mbyllja e hetimit të Prokurorisë për Krimet e Rënda për Shullazin dhe katër të bashkëpandehurit e tij dhe depozitimi i dosjes në gjyq.
Pushimi i gjykimit është argumentuar me faktin se sigurimi i provës i përket fazës së hetimit, fazë e përmbyllur tashmë. Pas dërgimit të dosjes në gjyq, pritet që dëshmia e Beqjes të administrohet normalisht gjatë gjykimit në themel.
Marrja e dëshmisë së tij në formën e sigurimit të provës u lejua më 21 janar 2017, por administrimi i saj u kthye në “mision të pamundur” për gjykatën. Në harkun e dy muajve, gjykata caktoi 24 seanca për këtë gjykim, pjesa më e madhe e të cilave dështuan për shkak të mbetjes së të pandehurve pa mbrojtës.
Përplasjet mes palëve nisën që në seancën e parë, ku të dyshuarit kërkuan ta kishin përballë biznesmenin në sallën e gjyqit, kërkesë që nuk u mor parasysh. Në disa seanca avokatët braktisën seancën, ndërsa mbrojtësit kryesisht të caktuar nga gjykata nuk u paraqitën në gjyq. Vetëm në seancën e 10 marsit, gjykata mori pjesërisht dëshminë e tij, por seanca u ndërpre nga largimi i avokates.
Nga ana tjetër, Gjykata ka hedhur në short dosjen penale ndaj gjyqit të Shullazit dhe të bashkëpandehurve të tij. Shorti ka përzgjedhur pesëshen gjykuese, e cila do të kryesohet nga gjyqtari Fran Prendi. Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endri Zela akuzohen se kanë kryer një sërë veprash penale, si “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie të pasurisë”, “kanosje” dhe “shkatërrim të pronës me eksploziv” ndaj biznesmenëve Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku.
Këta dy të fundit, me aktivitet në Tiranë dhe në Lushnjë, pas kërcënimeve të Emiljano Shullazit, kanë pasur shpërthime eksplozivi në bizneset e pronat e tyre, ndërsa Prokuroria aludon se kjo ka ndodhur në formë presioni ndaj tyre, për t’i detyruar të paguanin çka u kërkohej.
Sipas Prokurorisë, grupi i Emiljano Shullazit akuzohet edhe për kërcënimin e rektorëve Mynyr Koni e Dhori Kule gjatë fushatës për zgjedhjet në universitete, në prill të vitit 2016. Qëllimi i kërcënimit, sipas Prokurorisë, ka qenë që Mynyr Koni të tërhiqej nga gara për zgjedhjet në Universitetin e Tiranës.
Në provat e renditura nga Prokuroria, në kërkesën e saj për gjykim janë dëshmitë e të dëmtuarve nga aktiviteti i Shullazit, ka përgjime telefonike, pamje filmike nga kamerat e vendeve ku kanë ndodhur ngjarjet dhe procesverbale të deklarimeve të dëshmitarëve që janë pyetur gjatë fazës së hetimit paraprak.
Emiljano Shullazi u arrestua më 16 prill 2016, bashkë me Blerim Shullazin dhe Gilmando Danin, pas denoncimit publik që ish-kryeministri Berisha bëri për kërcënimin e profesorëve. Disa muaj më vonë u arrestuan edhe dy anëtarët e tjerë të bandës.

Previous Post

DURRËS/Hetimi i policisë, pse u dogj makina e djalit të biznesmenit dhe ish-deputetes

Next Post

Republikaere.al, opozita hap forumin e madh të protestës

admin

admin

Next Post
Republikaere.al, opozita hap forumin e madh të protestës

Republikaere.al, opozita hap forumin e madh të protestës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.