• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vrasja e pronarit të marketit, gruaja tregon sherrin me Jurgen Kurtin: “Ç’qira do ti, ik mi pi**, pastaj e vrau”

admin by admin
19 April, 2017
in Kronika
0
Vrasja e pronarit të marketit, gruaja tregon sherrin me Jurgen Kurtin: “Ç’qira do ti, ik mi pi**, pastaj e vrau”
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me lot në sy dhe zërin që i dridhet Vjollca Arapi, bashkëshortja e pronarit të marketit në bulevardin “Epidam” në Durrës, Agim Arapit, që u vra vetëm për 130 mijë lekë të vjetra në muaj, qiraja që duhet t’i paguante Jurgen Kurti, por më 11 prill, në vend që të merreshin vesh, gjithçka përfundoi në tragjedi.

Vjollca tregon në emisionin “Me zemër të hapur” në “News 24”, se ka qenë fillimisht ajo që i ka kërkuar llogari Jurgen Kurtit dhe ky i fundit ka kundërshtuar t’i paguante qiranë, madje e ka ofenduar. Pas tij, thotë ajo në market kanë mbërritur vëllezërit Ekonomi, vjehrri i Jurgenit bashkë me të vëllanë, të cilët kanë nisur të qëllojnë bashkëshortin e saj, por edhe Vjollcën vetë.

Vjollca thotë që 24-vjeçari Jurgen Kurti, një vit më parë i arrestuar edhe për vrasjen e babait të tij, është po aq fajtor sa dy vëllezërit Ekonomi “I thërriti ato të dy, është bashkëpunëtor, pse u la i lirë”,- thotë gruaja e viktimës.

Pse erdhe sërish në studio ngjarja është e rëndë?
Vjollca: Burrin ma vranë të tre, nuk ishte sherr që te merrnin mjetet e forta i kërkoi Jurgenit qiranë siç e lanë dy muajt e para mirë që nuk donte t;i paguante por thirre iedhe vjehrrin e vetë që më bëri gjëmën

Marrëdhënia me fqinjët me familjen Ekonomi si ka qenë?
Vjollca: Jemi komshinj, fillimisht e mirë

Keni pasur marrëveshje për kalimin e tubit të aspirimit të picerisë që kishte hapur Jurgen Kurti afër jush?
Vjollca: Kemi pasur marrëveshje të firmosur me Jurgenin, e kam kontratën të firmosur. Kur hapi picerinë unë nuk doja që tubi i tyre të kalonte nga marketi ynë. Vinte Jurgeni e fliste me edukatë dhe thoshte që ta kalonte tubi e aspiratorit. Burri më tha që janë kriminela, por isha unë që i thashë “ok” Jurgen do ta bëj, por unë dua qiranë. Fillimisht muajin e parë e lau qiranë. E thirra atë ditë për qiratë se ishte dita 11-të. Më tha ik moj pirdhu, çfarë qiraje do ti. Mora të plotfuqishmin e lagjes më tha hapi një padi se do ta paguajë. Koçi e dinte që Gimi ishte me koronare dhe probleme. T’i kërkoni falje Jurgenit na tha. Ai shtyu fillimisht Gimin me tavolinë. Në ato momente ka ardhur Kujtimi, më gjuajti mua, i gjuajta edhe unë. Hapa qepenin në ato momente, po kërkoja ndihmë, këtij i thashë Koç, mos bëj gabime se Gimi është me koronare…Jurgeni i thërriti ato të dy, është bashkëpunëtor, pse u la i lirë?

Vjehrri i Jurgenit ju tha t’i kërkonit ndjesë atij?
Ne po debatonim me Jurgenin, dhe të dy kaluam në fjalë fyese. Dhe unë i thashë do të çoj në gjyq. Atëherë ai e njoftoi vjehrrin e tij. unë nuk e kam ofenduar nga familja siç pretendon ai. Nuk e kam fyer as nga baba. Nuk ka ndodhur siç thotë ai. Ndërsa Jurgeni më tha mua do të vras. E burri im i tha, ke do vrasësh ti, ti je babai i kësaj. Nuk ma mori mendja se gjërat do ndodhnin kështu. Nuk ishte ndonjë sherr i madh.

Çfarë ndodhi më pas?
Në atë kohë unë kërkova ndihmë. Njoftova të plotfuqishmin e lagjes, avokatin tim. Nuk po kuptoj më se çfarë po ndodh. Ishte një grindje banale shumë e thjeshtë. Nuk kishte pse vjehrri i tij të vinte aty dhe të debatonte me mua dhe burrin tim. Kërkova në ndihmë, edhe në bulevard. Kur u ktheva në dyqan e gjeta burrin të vdekur. Tani them se Jurgeni ka vrarë burrin tim, kur shoh kamerat. Duket e pasqyruar në xhamat e makinës, që Jurgeni mori diçka në makinë dhe hyn brenda. Vjehrri i Jurgenit dhe xhaxhai kanë qenë brenda ku ishte burri im. E shtynë dhe e përplasën te sergjeni. Unë kam qenë e terrorizuar. Kam kërkuar ndihmë.

Të tre personat kanë patur shenja në duar, çka tregon se janë konfliktuar, ndërsa sipas Prokurorisë Jurgeni nuk ka shenja…
Jurgeni s’ka si të ketë. Se shenjat e Jurgenit nuk kanë pse të fshihen. Por çudia më e madhe tre ditë zgjat thotë Jurgeni në rrjetet sociale. Xhami i makinës time është bërë pasqyre për gjithë ngjarjen.

Qytetarët kalojnë në rrugë, por askush nuk ndërhyn…
Ishte njoftuar policia në atë kohë, por vonoi.

Dëshmia juaj ka ndryshuar tre ditë më pas…
Unë e kisha mendjen top, se kisha hallin e çunit. Kjo ka qenë dëshmia që kam dhënë edhe më parë. Unë i respektoj, s’më kanë faj. Ato u bënë viktima të dhëndrit të tyre. Unë gruan e njërit prej dy vëllezërve e kam shoqe. Dua t’u them se nuk është më ligji i Dukagjinit, që unë të marr hak, këto gjëra i gjykon Zoti. Unë kam besim te drejtësia.

Jurgeni ka përcjellë një mesazh, si e gjykoni?
Pse ma bërë këtë Jurgen. Unë të kam dashur si djalin tim. Se e pëlqeja atë buzëqeshjen tënde. Atë sjelljen tënde kur vije më takoje. U gabova. Doja të mos ta gjykoja sipas opinionit, por mendova fal pak e të të falin shumë. Por ai ma shpërbleu kështu. Jurgen pse nuk njoftove policinë kur po shihje se Gimi po vdiste. Ke hyrë dy tre herë në dyqan.

Previous Post

EMRAT/ KQZ miraton ngritjen e Bordit të Monitorimit të Medias

Next Post

LIBRA kundër PS-LSI: Të shtysh regjistrimin njësoj si të shtysh zgjedhjet

admin

admin

Next Post
LIBRA kundër PS-LSI: Të shtysh regjistrimin njësoj si të shtysh zgjedhjet

LIBRA kundër PS-LSI: Të shtysh regjistrimin njësoj si të shtysh zgjedhjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.