Moti i keq ka sjellë probleme në rrugët e qytetit të Vlorës.
Reshjet e shumta kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Sipas burimeve të informacionit një pjesë e madhe e rrugëve janë përmbytur dhe është komplet e pamundur të kalosh. Gjithashtu dhe nga era e fortë, trafiku detar është totalisht i paralizuar.
Më poshtë keni dhe videon e postuar në rrjetet sociale nga Moisi Meminaj, ku duket mjaft qartë gjendja aktuale në qytetin e Vlorës.











