Një person është rrahur brutalisht sot në Rrëshen nga tre persona ende të paidentifikuar.
Të tre zbritën nga një makinë “Audi” të bardhë dhe e kanë masakruar me leva hekuri 54-vjeçarin, duke e lënë ne gjendje të rëndë.
Pal Beci, baba i katër fëmijëve, i divorcuar eton vetëm me nenën e tij 80 vjeçe u godit keqas dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Atentatorët i kane zëne prite, teksa dilte nga banesa e tij në një pallat dhe pasi e kanë qëlluar me shufra hekuri, duke e lënë në gjendje të rëndë.
Më pas, janë larguar me shpejtësi me makinën “Audi”.
Nuk dihet shkaqet dhe as identiteti i autorëve, ndërsa i dëmtuari është dërguar në spital.












