Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda po vijon hetimet intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në datën 8 Prill 2017 ku u vra me armë zjarri ish drejtuesi i lartë i Policisë në nivel lokal Artan Cuku, thuhet në një njoftim të policisë.
Policia kërkon edhe një herë ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili më datë 08.04.2017, rreth orës 20:11, në rrugën e “Kosovarëve”, në hyrje të pallatit “Melros”, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, ish drejtuesin Cuku.
Policia garanton anonimatin e plotë dhe për çdo informacion të vlefshëm telefononi në numrin e telefonit 0694110299, sigurohet në njoftimin e policisë së Shtetit.
Policia ka shtuar shpërblimin nga 3 milionë në 10 milionë lekë të reja për këdo që ofron informacion të saktë në lidhje me vrasësin identifikuar pjesërisht përmes një videoje të bërë publike. Droni.al












