• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/Presidenti i Polonisë dekorate per kreun e KLSH-së, Bujar Leskajn

admin by admin
19 April, 2017
in Tetor_Dhjetor_2015
0
FOTO/Presidenti i Polonisë dekorate per kreun e KLSH-së, Bujar Leskajn
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës së Polonisë, Andrzej Duda dekoroi me Urdhrin e lartë “Kryqi kalorsiak i urdhrit për merita në dobi të Republikës së Polonisë”, Kryetarin e Kontrollit të Lartë të shtetit, Bujar Leskaj.

Ceremonia u zhvillua në datën 19 prill 2017 në Varshavë, në ambientet e Institucionit Suprem të Auditimit të Republikës së Polonisë (NIK).

leskaj2

Në ceremoninë e dekorimit morën pjesë Ministri i Shtetit, pranë Presidentit z. Andrzej Dera, zv/Ministri i Punëve të Jashtme, zj.Renata Szczech, Presidenti i NIK-ut polak, z. Krzysztof Kwiatkowski, zv/Presidenti i NIK, z.Wojciech Kutyla, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Poloni, zj.Shpresa Kureta, deputetë të Kuvendit të Republikës së Polonisë, drejtues dhe auditues të NIK-ut polak dhe përfaqësues të KLSH.

Dekorata akorduar nga Presidenti i Republikës, z.Andrzej Duda iu dorëzua z.Leskaj nga Sekretari i Shtetit, pranë Presidentit z. Andrzej Dera.

Për autoritetet polake, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit mund të konsiderohet padyshim si një mik i Polonisë dhe promovues i kulturës polake. “Zoti Leskaj që në filim të mandatit të tij si Kryetar i KLSH-së ka mbështetur dhe ka qenë promotor i bashkëpunimit mes dy institucioneve supreme të Auditimit.

Ky bashkëpunim ka qenë i frytshëm në drejtim të forcimit të kapaciteteve të audituesve dhe vecanërisht në drejtim të mbështetjes që institucionet i kanë dhënë njëri tjetrit në komunitetin e INTOSAI-t dhe të EUROSAI-t. Edhe në të shkuarën, në cilësinë e Ministrit të Kulturës të Shqipërisë, Z.Bujar Leskaj ka promovuar kulturën polake në Shqipëri.

leskaj-3

Kryetari Leskaj ka mbështetur iniciativa për njohjen në Shqipëri të letërsisë, artit dhe muzikës klasike të Polonisë si dhe të historisë dhe traditës së kulturës polake, përmes botimeve dhe artikujve në shtypin dhe mediat shqiptare”, theksoi Sekretari i Shtetit pranë Presidentit z. Andrzej Dera.

Presidenti i NIK-ut polak, z.Krzysztof Kwiatkowski në fjalën e tij theksoi : “Falë mbështetjes dhe angazhimit të Kryetarit Bujar Leskaj ka njohur dritën e botimit në shqip libri “Simbolet Polake”. Ky libër është botimi i parë që ofron një tablo gjithëpërfshirëse dhe të thellë mbi historinë dhe simbolet polake, ku paraqiten më shumë se qindra vende dhe ngjarje historike, si rezultat i ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhur në Poloni, Europë dhe në të gjithë botën.

Botimi përshkruan njëqind ikonat polake, nga himni dhe emblema polake, betejën e famshme të Grunwaldit, Kështjellën Vavel, Varshavën dhe vijon me profilet e personaliteteve polake me përmasa botërore si nobelistin Les Valesa të Lëvizjes Solidarnos, Papa Gjon Palin e II-të, Frederic Chopin, dhe zgjerohet më tej me përshkrime të monumenteve polake”.

Presidenti i NIK-ut polak, z.Krzysztof Kwiatkowski evidentoi edhe bashkëpunimin e ngushtë dhe produktiv me Kontrollin e Lartë të Shtetit, vecanërisht në kuadër të projektit të binjakëzimit. Zoti Kwiatkowski nënvizoi faktin që Z.Leskaj është miku dhe Ambasadori më i mirë i Polonisë në Shqipëri, për këtë arsye “ne sot nuk po dekorojmë vetëm Kryetarin e KLSH-se por edhe mikun e madh të Polonisë”- vijoi z. Kwiatkowski.

Nga ana e tij, z.Bujar Leskaj falenderoi Presidentin e Republikës së Polonisë, z.Andrzej Duda per akordimin e medaljes, Presidentin dhe drejtuesit e NIK për mbështetjen si dhe përfaqësuesit e institucioneve polake për këtë vlerësim. Gjatë fjalës së tij, z.Leskaj evidentoi

historinë e popullit polak, përpjekjet e tij për liri dhe vlerat e përbashkëta mes kombit polak dhe shqiptar, si dashuria për atdheun, lirinë, demokracinë dhe mikëpritjen.

Pas ceremonisë, u zhvillua një bisedë miqësore, në të cilën morën pjesë të gjitha personalitet e ftuara. Gjatë bisedës e mori fjalën edhe Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Poloni, zj.Shpresa Kureta, e cila vlerësoi faktin që një zyrtar i lartë i shtetit shqiptar u dekorua nga Presidenti i Republikës së Polonisë dhe që kjo ngjarje koencidon me 80 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Polonisë.

Vizita në Poloni e Kryetarit të KLSH-së do të vijojë me një udhëtim drejt qytetit të Vroclavit, i cili është shpallur në vitin 2016 si Kryeqyteti Europian i Kulturës. Në këtë vizitë, z.Leskaj do të vizitojë edhe zyrën rajonale të NIK-ut në këtë qytet.

Previous Post

Rama poston pamje nga Cërriku, qytetarët i thonë se është përmbytur Vlora

Next Post

Mediat evropiane, zgjedhjet pa opozitën, një farsë

admin

admin

Next Post
Mediat evropiane, zgjedhjet pa opozitën, një farsë

Mediat evropiane, zgjedhjet pa opozitën, një farsë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.