Një krokodil gjigant u fotografua teksa shqeu në dysh një gazelë me nofullat e tij të fuqishme.
Zvarraniku pesë metra i gjatë po qëndronte nën ujë, dhe po priste me padurim që gazelet t’i afrohen lumit për të pirë ujë në parkun nacional Masai Mara në Kenia.
Sapo ato u afruan, krokodili veproi menjëherë duke e futur njërën prej tyre në ujë.
Por pasi e kuptoi se ajo ishte shumë e madhe për gojën e tij, ai vendosi ta ndajë në dysh.


















