Ministri i Jashtëm i Holandës, Koenders është cituar nga mediat e vendit të tij të ketë kërkuar dialog përpara se të ndodhin zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.
“Gadishmëria për kompromis nga të gjithë palët është e domosdoshme për zgjedhje te ndershme dhe gjithëpërfshirëse. Nga kjo varen shumë marrdhëniet me Europën”, u shpreh ai.
Duke raportuar mbi vizitën, mediat holandeze nënvizojnë qëndrimin e tij se “dialogu duhet të paraprijë zgjedhjet”, në mënyrë që opozita të mos përjashtohet prej tyre, por të krijohet besim që të bëjë të mundur pjesëmarrjen e saj. Në të kundërt, marrëdhëniet me Europën mund të dëmtohen.
Koenders citohet po ashtu ti ketë tërhequr vëmendjen qeverisë së Tiranës për klandestinët, krimin eorganizuar dhe korrupsionin. “Shqipëria duhet të punojë shumë për zbatimin e reformave ne fushën e administratës publike dhe drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, citohet ministri holandez.












