Shumë pak e kanë ditur që kishte një histori dashurie, megjithatë, ja ku na vjen lajmi i martesës. Artisti i njohur shqiptar i ka dhënë fund beqarisë pak ditë më parë, në një ceremoni private martese.
Por, ajo që është surpriza më e madhe e kësaj historie është vajza që i ka fituar zemrën.Ajo është nga Tokio dhe është një pianiste e famshme.
Violinisti virtuoz, Tedi Papavrami ka gjetur dashurinë përkrah vajzës së quajtur Maki Okada. 45-vjeçari ka publikuar në rrjetet sociale lajmin e martesës dhe një foto me bashkëshorten e tij.













