Një elefant i vogël është përleshur për jetë a vdekje me një krokodil, pasi ky i fundit e sulmoi krijesën teksa po pinte ujë me feçkë.
E gjithë skena ka ndodhur nën sytë e turistëve pranë një liqeni në Liwonde në Parkun Kombëtar në Malavi.
Më pas e gjithë tufa e elefantëve ka ndihmuar të voglin, të cilin krokodili nuk e lëshonte. Një prej elefantëve e goditi krokodilin, duke e rrëzuar për dhe.
Videoja është filmuar nga Alexander Makanga, një banor vendas me banim në Britaninë e Madhe, i cili po filmonte nëpërmjet një varke.
Ai thotë se nuk e kishte kuptuar seriozitetin e ngjarjes, ndërsa u ndodh përballë skenë së frikshme vetëm pak metra tij.












