• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL/ Ujësjellësi Fierit, 600 mijë lekë debi qytetarit pa pasur asnjë ditë ujë

admin by admin
17 April, 2017
in Kronika
0
SKANDAL/ Ujësjellësi Fierit, 600 mijë lekë debi qytetarit pa pasur asnjë ditë ujë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ujësjellësi i Fierit të faturon edhe nëse ti nuk ke një kontratë uji me ta. Ndonjëherë të faturon për ujë të harxhuar, edhe pse ty nuk të vjen uji në shtëpi, herë tjetër të sjell vetëm tarifën mujore, duke të bërë debitor, pa pasur nevojë për ndonjë kontratë.
E nëse kjo është shkelje, ata nuk mund të anulojnë kontratën fiktive, pasi u cilësohet dëm ekonomik dhe duhet ta paguajnë vetë. Kështu i ka ndodhur edhe qytetarit Bedri Hasani, i cili është ankuar në Fiks Fare, pasi autoritetet e ujësjellësit të Fierit nuk i kanë dhënë asnjë zgjidhje.
Bedri Hasani ankohet se ndërmarrja e ujësjellësit në Fier dërgon faturat e ujit në shtëpi, që e ka në ndërtim në Fier edhe pse ai nuk ka lidhur një kontratë me këtë ndërmarrje. Ai nuk banon në Fier që nga viti 2009 dhe në banesën e re që ka ngritur nuk e ka të lidhur me sistemin e ujësjellësit. Madje për këtë nuk janë shtrirë as tubacionet e ujit.
Ndërsa ndërmarrja e Ujësjellësit Fier e ka faturuar që nga viti 2010 me fatura afrofe dhe në disa muaj e ka faturuar atë vetëm me tarifën e shërbimit të mirëmbajtjes së rrjetit.
Ndërsa deri më sot ai në asnjë moment nuk ka marrë asnjë pikë ujë nga kjo ndërmarrje. Edhe pse ai ka bërë denoncim për këtë faturim të padrejtë në ndërmarrjen e ujësjellësit Fier, vlera e debisë i ka kaluar 600 mijë lekë të vjetra.
Gazetarët e Fiksit shkuan e panë banesën që e ka në ndërtim Bedri Hasani ku shihet që banesa nuk ka ansnjë lidhje me ujë. Kështu që bashkë me z. Hasani gazetarët iu drejtuan ndërmarrjes së ujësjellësit Fier, ku takuan shefin e faturimeve. Gjatë komunikimit me qytetarin dhe gazetarët e Fiks Fare, shefi i faturimeve thotë se ai ka një kontratë të hapur që nga Marsi 2010.
“Me apo pa dijeninë e tij, në nuk e dinim çfarë proceduarash ndiqeshin tek ujësjellësi për hapjen e një kontrate. Nuk kam qenë këtu, po të kisha qenë këtu do të thosha që keni ose jo dijeni. Ka qenë për një farë kohe tarifë, kur them tarifë, tarifë shërbimi. Atëherë ka pas qenë 1200 lekë (të vjetra), tani është bërë 2 400 lekë (të vjetra). Ka kaluar afrofe, që jam i bindur që ata që e kanë kaluar afrofe kanë konstatuar diçka, që do të thotë, ose kanë konstatuar një lidhje uji, ose diçka të tillë. Unë nuk e disponoj, ose më saktë ne si ujësjellës nuk e disponojmë atë procesverbal, që është konstatim. Sepse asgjë nuk kalon me fjalë, që unë të them kaloje këtë, kaloje kështu. Kjo ka ndodhur për efekt të përmbytjeve që na kanë ndodhur në tetor të vitit të shkuar dhe problemeve që kemi pasur më herët, po fola për problemet e fundit, meqë ishte përmbytja”, mbrohet shefi i faturimeve.
Fiksi e pyet se meqë kontrata nuk ekziston, si ka mundësi që vazhdohet të tarifohet për shërbimin, por shefi i faturimeve thotë se ai do të vazhdojë të mbetet debitor, pa i dhënë asnjë zgjidhje.
Gazetarët e Fiksit takuan edhe shefin e sektorit të shitjeve tek Ujësjellësi Fier, i cili edhe pse e pranon se mund të jetë gabim, ai shprehet se qytetari duhet të paguajë debinë, ose të shkojë në gjykatë. Shefi i sektorit të shitjeve në UKF, Endrit Gjikondaj, deklaron se nga të dhënat në sistem rezulton se qytetari ka bërë një kontratë që në vitin 2010, por ai nuk e disponon këtë kontratë fizikisht, vetëm në sistem kompjuterik.
Në këto kushte, ai thotë nuk mund të mbyllë kontratën, pasi duhet paguar e gjithë debia e këtyre viteve. Pavarësisht se mund të jetë bërë gabim në të shkuarën, ai duhet të ketë një vendim të asamblesë së UKF-së, ose vendim të formës së prerë në gjykatë, për të mbyllur kontratën. Ndryshe, debia e tij i faturohet si dëm ekonomik, prandaj nuk mund të bëjë një veprim të tillë. Ai thotë se ka edhe të tjerë që kanë shfaqur të njëjtin problem, por që disa kanë pranuar të paguajnë debinë, ndërsa të tjerë të ndjekin rrugët gjyqësore. TCH

Previous Post

Idrizi: Zgjedhjet pa opozitën thjesht votime, qeveria nuk do zgjaste

Next Post

DIALOGU/Analisti afër Ramës tregoi deklaratën e Gabriel tri ditë më parë. Nga e dinte?

admin

admin

Next Post
DIALOGU/Analisti afër Ramës tregoi deklaratën e Gabriel tri ditë më parë. Nga e dinte?

DIALOGU/Analisti afër Ramës tregoi deklaratën e Gabriel tri ditë më parë. Nga e dinte?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.