Shkuan të gjuanin peshk të tre bashkë por njëri prej tyre vdiq në momentin kur ndezën koshin me rrymë elektrike për të trullosur peshqit.
Prokuroria e Tiranës ka nisur cështjen penale ndaj dy personave të së njëjtës familje, D.D dhe K.D, vjeç 21 e 33, me akuzën e vrasjes nga pakujdesia. Ngjarja tragjike ka ndodhur dy ditë më parë në një fshat të Tiranës, Picallë. Këta persona së bashku me një të afërmin e tyre 14 vjecar kanë kryer peshkim të ndaluar në lumin Erzen. Për shkak të kontaktit me rrymën elektrike, 14 vjecari B.D humbi jetën. Droni.al












