Dy të rinj kanë tentuar të grabisin një kazino në kryeqytet nën kërcënimin e armëve.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Kinostudios.
Pas lajmërimit kanë mbërritur në vendngjarje autoritetet përkatëse dhe më pas është bërë i mundur ndalimi i njërit prej autorëve të dyshuar të grabitjes.
Në pranga është vënë shtetasi Armando Demiri, 30 vjeç, banues në Tiranë, si dhe është identifikuar autori i dytë, i dyshuar për ngjarjes, shtetasi me inicialet D.S, 29 vjeç.
Ky shtetas, i cili ka mundur të largohet nga vendngjarja, dyshohet se ka patur me vete një armë zjarri tip pistoletë.
Policia e ka shpallur në kërkim dhe ka ngritur pika kontrolli të shumta me qëllim kapjen e tij.











