• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SPECIALE/ Sistemet e monitorimit dhe tregtia e paligjshme dhe kontrabanda në det të hapur

admin by admin
16 April, 2017
in Kronika
0
SPECIALE/ Sistemet e monitorimit dhe tregtia e paligjshme dhe kontrabanda në det të hapur
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qindra anije po lundrojnë me pajisje të fikura dhe po ndryshojnë kurs, duke ngritur shqetësimin se trafikimi i armëve, emigrantëve dhe drogës po ndodh pa u diktuar. Teknologjia e re u mundëson autoriteteve të ndjekin rrugët e anijeve të dyshimta, por ekspertët e sigurisë thonë se luftimi i kontrabandistëve kërkon një koordinim më të madh.
Nëntëdhjetë për qind e tregtisë botërore realizohet përmes transportit detar. Çdo anije ka një numër identifikimi të lëshuar nga Organizata Ndërkombëtare Detare e Kombeve të Bashkuara, IMO. Por anijet mund të ndryshojnë identitetin e tyre dhe t’u shmangen monitorimit.
Kompania izraelite Windward ka ndërtuar një program për të gjurmuar këto ndryshime.
Këtu, sistemi gjurmon në hartë lëvizjen e një anije mallrash që po udhëtonte nga Kina në Korenë e Veriut.
“Drejtuesit e kësaj anije qëllimisht po ndryshojnë të gjithë numrat identifikues. Ata po ndryshojnë edhe emrin, madhësinë e saj, flamurin dhe emrin e pronarit të saj. Çdo gjë mund të mësohet përmes gjurmëve të saj dixhitale. Natyrisht dikush po përpiqet të anashkalojë sanksionet ndaj Koresë së Veriut”, thotë presidenti i kompanisë, Ami Daniel.
Në një hetim të përbashkët me gazetën Times në Londër, kompania Windward tregon se në janar dhe në shkurt mbi 1000 shkëmbime mallrash u zhvilluan në det. Ekspertët e sigurisë kanë frikë se këto shkëmbime përfshijnë drogë, armë, dhe madje edhe njerëz.
Aktiviteti i dyshimtë mund të diktohet duke krahasuar udhëtimet e mëparshme të anijeve. Në mes të janarit kjo anije me flamur të Qipros devijoi nga linja e saj e zakonshme mes Afrikës Perëndimore dhe Evropës veriore duke vizituar Ukrainën, dhe disa herë gjatë këtij udhëtimi drejtuesit e saj çaktivizuan sistemin e monitorimit.
“U larguan nga Ukraina në drejtim të Evropës përmes Ngushticës së Bosforit. Gjatë udhëtimit ajo disa herë çaktivizon sistemet e monitorimit, që në këtë hartë përfaqësohen nga vizat e ndërprera. Anija kalon Maltën dhe arrin në një vend në lindje të Gjibraltarit. Kjo zonë është e njohur për shkëmbime mallrash mes anijeve dhe kontrabandë për shkak të afërsisë me Afrikën Veriore”, thotë zoti Daniel.
Sipas rregullave globale të gjitha anijet duhet të raportojnë portin e tyre të fundit kur të arrijnë në një port të ri.
“Por, kur kjo anije bën një transfertë këtu, ajo në fakt nuk telefonon portin sepse kjo transfertë po bëhet në mes të oqeanit. Pra, drejtuesit e saj kanë gjetur një mënyrë për të anashkaluar raportimin tek autoritetet”, thotë ai.
Më në fund anija arrin në ishullin e largët skocez, Islay, por ankorohet rreth 400 metra larg gjirit të braktisur. Qëllimi i këtij udhëtimi ende nuk është identifikuar.
Zoti Daniel thotë se përdorimi i këtij lloji informacioni për hetimin e anijeve të dyshimta kërkon vullnet politik, si dhe teknologji të sofistikuar.
“Rregulla, koordinim, legjislacion. Dhe pastaj prova në gjykatë. Këto elemente nuk i posedojmë çdo herë. Rrugët në det të hapur, rreth 370 kilometra hapësirë, ende nuk janë të rregulluara. OKB-ja është ende duke punuar në këtë çështje”.
Shkalla e kontrabandës rreth bregdetit të Shteteve të Bashkuara u pa disa javë më parë, kur Roja Bregdetare kapi 660 kilogramë kokainë në brigjet e Floridës, me vlerë prej rreth 420 milionë dollarësh.

Previous Post

SKANDAL/ Gjirokastër, ja pse iu sos durimi pacientit nga Përmeti që u hodh nga dritarja e spitalit

Next Post

Presidenti Bujar Nishani i jep dekoratën “Nderi i Kombit” Kardinalit Ernest Troshani

admin

admin

Next Post
Presidenti Bujar Nishani i jep dekoratën “Nderi i Kombit” Kardinalit Ernest Troshani

Presidenti Bujar Nishani i jep dekoratën “Nderi i Kombit” Kardinalit Ernest Troshani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.