Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka deklaruar nga Dropulli se palët politike me besimin dhe ndihmën në zot duhet të gjejnë zgjidhje, pasi ai ka dekratuar datën e zgjedhjeve.
I pyetur nga gazetarët se a do të ketë zgjedhje në 18 qershor, kreu i shtetit tha se “Presidenti e ka dekretuar datën”
Ndërsa në lidhje me ngërçin politik, Nishani u shpreh:
“Kisha, besimi dhe Zoti na japin besim. Nga ky vend sot jam optimist se edhe politikanët do të orientohen me ndihmën e Zotit me respekt për njëri -tjetrin të gjejnë zgjidhjen e duhur me më pak pasoja”












