Një bandë grabitësish ka vjedhur rreth 17 mijë euro dhe 10 milionë lekë si dhe një automjet. Ngjarja ka ndodhur në një kompani që i ka zyrat në kilometrin e pestë të autostradës Durrës-Tiranë.
Automjeti ishte i parkuar në ambientet e firmës.
Policia ka nisur hetimet dhe deri më tani nuk ka asnjë arrestim.
Firma në fjalë është e specializuar në prodhimin e materialeve të ndërtimit.











