Dy deputetë që janë në rolin e negociatorit për qeverinë dhe opozitën u takuan sot pasdite vetëm pak orë pas takimit Rama-Meta i cili doli pa ndonjë përfundim të dobishëm për krizën.
Oerd Bylykbashi nga PD dhe Taulant Balla nga PS kanë diskutuar në lidhje me situatën e krijuar, tha një burim i afërt me PD.
Përfaqësuesi i opozitës, Bylykbashi ka përcjellë kërkesën e opozitës sipas së cilës takimi mund të kryhej vetëm për të modalitetet e një qeverie teknike që do të drejtoje vendin gjatë zgjedhjeve.
Droni.al












