Emiljano Shullazi dhe grupi i tij po hetohen për një egzekutim që ka ndodhur kohë më parë në qytetin e Durrësit, ku edhe aktiviteti i Shullazit ka qenë shumë i zhvilluar.
Shullazi dhe grupi i tij po hetohet për përfshirjen e tij në rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut në Durrës vitin e shkuar.
Gjithashtu, Shullazi po hetohet edhe për trafik droge përmes Portit të Durrësit.
Për vrasjen e Çollakut u arrestuan Denis Shtraza dhe një ish-oficer policie.
Çollaku u rrëmbye teksa dilte nga një lokal në lagjen nr.1 të qytetit të Durrësit dhe u gjet një ditë më pas i vrarë në anë të në rruge dytësore në afërsi të Fushë-Krujës.











