• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Korrupsioni më i madh është kapja e politikës dhe e shtetit nga krimi”

admin by admin
14 April, 2017
in Politika
0
“Korrupsioni më i madh është kapja e politikës dhe e shtetit nga krimi”
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Paraditen e 56 në Sheshin e Lirisë, kryetari Lulzim Basha bashkëbisedoi me historianë, gazetarë dhe pedagogë për periudhën post-komuniste në Shqipëri dhe mënyrën se si qytetarët e kujtojnë atë gjysmë shekulli diktaturë.
Marçela Leskaj, bijë e të përndjekurve politik, e lindur në internim, tha se thelbi i demokracisë është pikërisht mendimi kundër dhe debati konstruktiv që ndërtohet mbi të. Ajo tha se çdo qytetar i Shqipërisë duhet të interesohet nga pak për mënyrën se si merren vendimet për ta, pasi me një kryeministër i cili ka prioritet propagandën, e kanë të vështirë të kuptojnë ku qëndron e vërteta dhe gënjeshtra.
Fitim Zekthi tha se komunizmi në thelb të tij është mungesa e lirive të qytetarëve. Zekthi theksoi dy elementë të sistemit komunist të cilët ndikojë edhe sot në shoqërinë dhe politikën shqiptare. Aparatet e kontrollit dhe dhunës mbi qytetarët, si ishte Sigurimi i Shtetit në monizëm, punonjësit e së cilës nuk u kuptua çfarë roli morën pas rënies së diktaturës.
Momenti i dytë ishte shfrytëzimi i njeriut në varfërinë ekstreme të tij, që krijoi njerëz të paaftë për të marrë përgjegjësi në jetë, pasi gjithçka vendosej për ta nga Partia e Punës. Zekthi tha se të dyja këto grupime njerëzish pas vitit ’91 u përballën me lirinë dhe nuk ditën të sillën me të. Kur Edi Rama tha se do të hyjë në zgjedhje i vetëm sepse krizën Partia Demokratike e ka me veten e saj, më kujtoi presidentin e Sudanit dhe është dramatike të mendosh që kjo gjë mund të ndodhë sot në Europë – përfundoi Zekthi.
Publicisti Çelo Hoxha tha korrupsioni nuk është ryshfeti, por kontrolli i pushtetit nga krimi dhe bandat. E tillë ishte për historianin dhe periudha komuniste 45 vjeçare e Shqipërisë. Komunizmi është shkalla më e lartë e korrupsionit të një shoqërie, sepse një bandë kriminale merr në dorë pushtetin dhe merr peng institucionet e vendit dhe e njëjta gjë po ndodh edhe sot, – tha Hoxha.  Ai bëri një paralelizëm mes pjesëtarëve të bandës së 45 viteve komunizëm dhe njerëzve të cilët sot përfitojnë nga politika mjekësore dhe koncesione, duke qenë të lidhur ngushtë familjarisht me “ish-bllokmenët” e diktaturës, duke iu  referuar koncesionit të marrë nga Vilma Nushi, gruaja e djalit të Gogo Nushit (anëtar i lartë i Byrosë Politike komuniste).
Kryetari i Shoqatës së të Përndjekurve Antikomunistë, gazetari Nebil Çika foli për nevojën për të pastruar politikën e sotme, nga figura të cilat lidhen ngushtë me kupolën e diktaturës komuniste shqiptare. Çika tha se lufta e këtij vendi me komunizmin nuk përfundoi kurrë dhe se do të jetë detyrë e Republikës së Re të kthejë atë faqe njëherë e mirë. Eshtë pikërisht ajo vota e lirë të cilën Basha e bëri kauzë, nga ku nis gjithçka për lirinë dhe demokracinë, tha Nebil Çika.
Profesor Enver Bytyçi tha se institucioni më i rëndësishëm sot, është ai nga ku çdo ditë jepen mesazhe paqeje, lirie dhe demokracie, vetë çadra e qëndresës së qytetarëve. E vërteta është se nuk mund të ketë stabilitet pa liri dhe demokraci, ndaj vendosja e këtyre standardeve është mision i vështirë, por jo i pamundur – tha Bytyçi.
Ai tha se demokratët me lëvizjen e tyre 56 ditore treguan vendosmëri përmes paqes dhe qytetarisë, teksa kryeministri Rama shpenzon ditët duke kërcënuar qytetarët me burg. Në 356 ditë të vitit, kryetari i Rilindjes Edi Rama e ka përmendur fjalën ‘burg’ plot 1350 herë – përmbylli Enver Bytyçi, duke theksuar tezën e tij se kontratën sociale kryeministri nuk e ka me qytetarët, por me krimin.
Kreu demokrat Lulzim Basha plotësoi edhe më tej tezën e profesor Bytyçit duke theksuar se kryeministri Rama kurrë nuk u ndje llogaridhënës dhe përgjegjës para qytetarëve, pikërisht për arsyen e vetme se fatin e tij e lidhi me kriminelët me damkë në Shqipëri dhe trafikantët e drogës të cilët i bëri deputetë, kryetarë bashkish dhe drejtorë të mëdhenj.
“Ky është realiteti, kjo nuk është fantazi. Kush e solli Arben Ndokën në Parlament? Armando Prengën, Mark Frrokun, Klemend Balilin në krye të Transporteve të Sarandës, Artur Bushin kryetar bashkie në Krujë dhe Elvis Rroshin në Kavajë?
Këta kriminelë bëjnë sot ligjin në Shqipëri. Këta dhe vetëm këta ndryshojnë planet urbanistike, nxjerrin leje ndërtimi. Këta fitojnë tenderat ose përcaktojnë se kush i fiton tenderat. Ky është shteti i Edi Ramës”.
Lulzim Basha tha se kryeministri Rama nuk mund ta bëjë ndarjen e krimit nga politika, si kërkon çdo demokraci e lirë, pasi kriminelët janë këmbët e karriges së tij kryeministrore.
“Bota është e  shqetësuar me ne, sepse një vend anëtar i NATO-s, i cili bllokoi tërësisht trafikun e qenieve njerëzore, i cili çoi në nivele minimale trafikun e drogës, që futi banditët, që ti po liron sot, në burg, sot, për shkak se në krye të vendit është jo thjesht një i papërgjegjshëm, por një aleat i krimit të organizuar, që nuk kontrollon dot as territorin dhe as kufijtë e vendit. Cfarë do të bësh me 400 ton në magazinën e Lezhës.
E di ministri yt i brendshëm, e di drejtori yt i policisë, 400 ton drogë në një magazinë në Lezhë, por se prek dot, aq sa nuk prek dot Arben Ndokën, sepse droga është vetë karrigia ku ti je ulur”.
Basha tha se kjo është arsyeja pse Kryeministri nuk kërkon dialog politik por vetëm monologje shterpë në funksion të propagandës dhe fasadave me të cilat është mësuar t’u shpëtojë përgjegjësive.
“Ndaj dhe refuzon dialogun për qeverinë teknike që do të luftojë drogën, që do të nxjerrë të inkriminuarit nga institucionet dhe do ti japë shqiptarëve kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, përfshirë dhe votimin elektronik që një vit e zvarrite, sepse  votimi elektronik, është Vettingu i vërtetë nga qytetarët shqiptarë për politikanët e korruptuar dhe kriminelët e lidhur me ta. Sot, mbushen tetë ditë që ti duhet ti përgjigjesh ftesës për dialog, për të cilën ti re dakord të mërkurën e javës së kaluar. Re dakord, për të diskutuar për qeverinë teknike dhe mandatin e qeverisë teknike. Këtë kemi kërkuar që prej ditës së parë. Askush nuk ka kërkuar pushtet në tavolinë.”
Thirrjen për zgjidhjen e krizës përmes qeverisë teknike që në mandatin e saj do të krijojë kushtet bazike për liri vote, Lulzim Basha ia drejtoi kryeministrit.
“Të shkojmë në një dialog të vërtetë, siç kam insistuar dhe siç kemi insistuar prej fillimit. Jo mologje shterpë që të dalë e të përdridhet para kamerave, por një dialog të vërtetë. Cakto negociatorin të përfundojmë përgatitjet për dialogun siç re dakord të mërkurën e javës së ardhshme dhe orën e vendin ta kam lënë ty. Kjo është rruga që ne preferojmë”.
nebil cika

Previous Post

SKANDAL/ “Policët ruajnë magazinat me 400 tonë drogë të Arben Ndokës”

Next Post

FOTO GALERI/ NASA publikon foto të Tokës natën

admin

admin

Next Post
FOTO GALERI/ NASA publikon foto të Tokës natën

FOTO GALERI/ NASA publikon foto të Tokës natën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.