Kryetari i PD-së Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me krerët dhe sekretarët e degëve të PD-së, per përgatitjen e protestës kombëtare të 7 majit në Kavajë.
“Impenjim i gjithë degëve, mobilizim i demokrateve dhe i qytetarëve”, ka qenë mesazhi që ka dhënë Basha në lidhje me përgatitjen e kësaj proteste të madhe popullore.
Pak ditë më parë në një mbledhje me aleatët, opozita vendosi që të bëjë në datën 7 maj, në ditën e zgjedhjeve në Kavajë të organizohet një protestë e madhe popullore.











