Pas pushimit të hetimeve nga prokuroria largohet nga Shqipëria Yoram Frig. Frig u largua nga rinasi ku dhe u ndalua 2 javë më parë. Frig ka marrë me vete dhe pajisjen e bllokuar nga prokuroria. Pas ekspertizës pajisja rezultoi se nuk bënte përgjime, por vetëm zbulonte çimkat përgjuese.












