Në bazë të një hetimi të Prokurorisë së Krimeve të Rënda zbulohet një laborator përpunimi kanabisi në zonën e Skraparit, në vijim të operacionit të dy javëve më parë ku u gjetën 1.2 ton drogë, në fshatin Lapaj. Në laborator janë gjetur bimë të mbjellja në vazo (mbi 2000 rrënjë), si edhe një sasi e madhe kanabis i tharë. Laboratori është ndër më modernët të zbuluar deri tani, për përpunimin e lëndës narkotike.











