• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Rama, 142 milionë euro me një dorë nga biznesi me arabin!”

admin by admin
12 April, 2017
in Tetor_Dhjetor_2015
0
“Rama, 142 milionë euro me një dorë nga biznesi me arabin!”
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ne foto Rama dhe investitori K. A. H ne daten 6 Maj 2016 ne Hotel Ritz, Budapest

Kryeministri Rama pritet të përfitojë rreth 142 milionë euro përmes favorizimit që po i bën një projekti arab në Tiranë për ndërtimin enjë kulle përgjatë bulevardit të ri të Tiranës, sipas një zyrtari të lartë të PD-së.

Në një postim të Ervin Salinajit, sekretar i PD-së, thuhet se skema e fshehtë e korrupsionit u ngjiz gjatë një takimi që Kryeministri kishte në Budapest me biznesmenin.

Postimi i plotë:

Skema e perfitimit 142 milion per Ramen dhe ja kush eshte miku qe i falen prona publike me mes te Tiranes dhe favorizohet me ligj te posacem!

Me një nxitim të pashpjegueshëm proçedurial, pa asnjë diskutim publik, pa asnjë konkurrencë apo pa krijuar kushtet e garës së ndershme, ku i shkelet e drejta bizneseve vendase apo të huaja për të konkuruar, qeveria e kaloi dje në komisione parlamentare dhe po vrapon që me shumë gjasë nesër ta paraqesë në Kuvend projekt-ligjin mbi marrëveshjen 250 milion euro me kompaninë arabe.

Duhet theksuar se çdo investim i huaj duhet mbështetur, çdo investim duhet parë si prioritet i përfitimit të vendeve të punës, të rritjes së të ardhurave, reputacionit të mirë të ekonomisë shqiptare e një sërë përfitimesh të tjera ekonomike dhe sociale. Çdo investim duhet parë si marrëveshje përfitimi publik e kombëtar dhe nëse nuk është e tillë nuk mund të konsiderohet aspak investim.

Por pse pikërisht kjo marrëveshje që duket në pamje të parë si thithja e një investimi të huaj është më shumë një aferë gjigande korrupsioni!

Projektligj i veçantë i propozuar nga Këshilli i Ministrave në kuvend kërkon që t’i japë 25 mijë metra katrorë falas dhe përjashtim nga të gjitha taksat për 15 vjet një kompanie arabe në shkëmbim të ndërtimit të një kulle që premtohet se do të kushtojë 250 milionë dollarë.

Ndërsa reklamohet vlera e investimit, jo pa qëllim nuk bëhen transparente kushtet që ka shkëmbyer apo falur qeveria.

Kështu vetëm vlera e tokës që i falet kompanisë në zgjatimin e bulevardit ekzistues e cila ka një sipërfaqe prej 25.000m katrore, vlerësohet së paku 62 milion euro. (1)

Përjashtimi nga tatimi mbi vlerën e shtuar vetëm për vlerën e ndërtimit i fal kompanisë 20 përqind TVSh që rezulton 50 milion euro të tjera të falura. (2)

Duke vijuar me përjashtimin nga taksat dhe tarifat vendore për 15 vjet, vlera e së cilave i kalon së paku 30 milion euro të tjera të falura, te cilat përveçse nuk hyjnë në buxhetin e shtetit dëmtojnë konkurencën dhe interesat e bizneseve të tjera vendase të së njëjtës fushë.

Me një kalkulim fare të thjeshtë në shkëmbim të këtij “investimi” qeveria fal nga pasuria publike dhe nga taksat e qytetareve 142 milion euro (62 milion euro vlera e tokës, 50 milion euro TVSH, 30 milion euro taksa dhe tarifa)

Nëse ky investim sërish edhe me kushtet lehtësuese të investimeve të këtij lloji do të rezultonte pas një proçesi transparent ku hapej konkurenca për të gjitha kompanitë me rregulla te përcaktuara garë, dhe informacion transparent ndoshta do të diskutohej në një prizëm tjetër. Por ajo që po ndodh është dhënia në mënyrë preferenciale si një ofertim i falur nga vetë qeveria shqiptare, çka e bën këtë një megaskandal.

Kompania kërkuese mund të jetë kompani serioze dhe me eksperiencë, asnjë paragjykim për reputacionin dhe qëllimshmërinë e kompanisë, por proçedura e ndjekur dhe shpejtësia e marrjes së vendimeve pa asnjë rregull loje të respektuar e cila shoqërohet dhe me takimin e kryeministrit Rama me investitorin shumë kohë më parë në një hotel në Budapest, janë të dhëna që të mblëdhura bashkë përbëjnë provën e plotë që investimi të lexohet si aferë e pastër korruptive. Theksoj se kompania është plotësisht e paparagjykuar në këtë rast.

Falja e kësaj shumë nga pasuritë publike mund të jetë njëqind përqind në përfitimin e drejtpërdrejtë korruptiv për qeveritarët shqiptarë.

Takimi i Ramës në datën 6 Maj 2016 në Budapest në hotel The Ritz, i rri mbi kokë leximit të qartë të këtij skandali, ndërsa tregon qartë konfliktin e interesit. Sigurisht ministrat dhe ata që do ngrenë kartonin për ta aprovuar do të mund të thonin takim i rastësishëm, qëlloi rastësisht e njëjta kompani, dhe po aq rastësisht i falëm së paku 142 milion taksa e troje, por shumë rastësi bëjnë një ligjësi dhe një qëllim të qartë. Në këtë rast është përfitimi korruptiv.

Previous Post

Ja si do e vrasin amerikanët diktatorin korean Kim Jong Un

Next Post

Pas deklaratës së Hahn dhe Mogherini, Basha përsërit: “vetingu mafioz”

admin

admin

Next Post
Pas deklaratës së Hahn dhe Mogherini,  Basha përsërit: “vetingu mafioz”

Pas deklaratës së Hahn dhe Mogherini, Basha përsërit: “vetingu mafioz”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.