• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Presidenti i ri, deklarata surprizë e Kryeministrit për Metën

admin by admin
12 April, 2017
in Tetor_Dhjetor_2015
0
Presidenti i ri, deklarata surprizë e Kryeministrit për Metën
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa kanë nisur procedurat e para zyrtare të zgjedhjes së Presidentit të vendit, Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë surprizë sot gjatë një interviste në vizion plus duke deklaruar se Presidenti i ri do të zgjidhet me Ilir Metën.

Deklarata e ramës për një set konsultimesh me partnerin e tij kryesor në koalicion vë në dyshim deklaratën e Metës se vendit i duhet një qeveri besimi. Nëqoftës e Meta angazhohet në një partneritet për zgjedhjen e Presidentit ai nuk mund të marrë ndonjë veprim ndaj qeverisë deri në përfundim të procesit i cili në rastin më të mirë përfundon në tri raundet e para dhe në rastin më të keq zgjatë deri në javën e parafundit të majit.

Zoti kryeministër, nesër Kuvendi nis procedurën për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Ju do të mbështesni kandidatin tuaj? Një kandidat nga koalicioni i mazhorancës? Apo në emër të kompromisit politik do ia ofroni Presidentin e ri të Republikës opozitës?

Ndryshe nga çfarë shpeshherë komentohet dhe mendohet, unë gjithmonë kam respektuar logjikën e këtij partneriteti (PS-LSI) dhe e përsëris edhe sot se për çështjen e presidentit në radhë të parë do të darkodësohemi brenda për brenda këtij aksi strategjik që është aksi PS – LSI dhe pastaj në bazë të kësaj dakordësie, ne do të hedhim hapa të mëtejshëm.

Por në të njëjtën intervistë Rama ka lënë të kuptohet se ende nuk ka siguri për një koalicion të ardhshëm me LSI-në.

Ndërkohë aleatët tuaj, Meta dhe Idrizi, e konsiderojnë pozicionin tuaj ekstrem. Ata thonë që gjuha ultimative e opozitës është e papranueshme, por edhe arroganca dhe cinizmi juaj është i papranueshëm. Keni një koment për këtë?

Nuk e kanë adresuar drejtpërdrejt mbi mua, por unë di të them vetëm kaq, që Kushtetuta nuk është arrogante dhe liria dhe e drejta e shqiptarëve për të zgjedhur më 18 qershor nuk është cinizëm. Kështu që unë besoj se nuk është aspak cinike që të bësh detyrën karshi atyre që të kanë zgjedhur. Ata që kanë zgjedhur na kanë përcaktuar detyra. Kryerja me ndershmëri, me vendosmëri dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe me vetë ligjet që i kemi miratuar gjatë këtyre detyrave, s’ka të bëjë me arrogancën, s’ka të bëjë me cinizmin, ka të bëjë me seriozitetin në rrugën që jemi futur dhe ku duhet të jemi ne të parët, shembulli se ky vend mund të behët shtet, se në këtë vend ka vend për të gjithë për të bërë punën tyre dhe se ky vend duhet të vazhdojë të ndërtojë rrugët e mirëqenies për njerëzit e vet dhe jo rrugët e sherrit për llogari të disave që flasin në emër të njerëzve, por që në fakt vetëm për njerëzit nuk duan t’ia dinë, siç janë ata që vazhdojnë këtu poshtë që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë.

Zoti kryeministër në një shkallë nga 1 – 10, ju dy javë më parë keni thënë se vazhdimi i koalicionit tuaj me LSI është absolut, pra 10. A ka rënë kjo shifër këto ditë dhe në çfarë niveli nga 1 – 10 është ky koalicion tani?

Ky është interpretimi juaj. Unë kam ngritur duart dhe pastaj në 10 gishta secili numëron aq sa ka dëshirë të numërojë. Kështu që unë kam qënë dhe mbetem i bindur që ky nuk është një koalicion i Edi Ramës me Ilir Metën, ky nuk është një koalicion i një grupi me një grup tjetër. Ky është një koalicion strategjik për të bërë reformat që e bëjnë Shqipërinë shtet dhe si i tillë ka qënë i suksesshëm dhe nuk shoh arsye pse nuk duhet të vazhdojë. Përsa i takon Partisë Socialiste, ne jemi forca që e udhëheq koalicioni dhe s’kemi kurrë mbrapa për të shkëputur ndonjë pjesë të koalicionit dhe aq më tepër pastaj për t’u shkëputur me një partner strategjik siç është Lëvizja Socialiste për Integrim, me të cilën kemi bërë, e përsëris, gjëra që nuk janë bërë në 20 e kusur vjet të marra sëbashku në aspektin e reformave.

Deri tani ka vetëm nje emër publik si kandidat për President deklaruar prej vetë atij nëse ka mbështetjen e LSI, presidenti aktual Bujar Nishani. Nuk dihet si do të shkojnë negociatat dhe do të llogariten raportet, por shanset e Nishanit për të qëndruar në lojë janë më të mëdha se para disa javësh. Droni.al

Previous Post

LAJMI I FUNDIT/Hahn dhe Mogherini, deklaratë të përbashkët për krizën në Tiranë

Next Post

Ja si do e vrasin amerikanët diktatorin korean Kim Jong Un

admin

admin

Next Post
Ja si do e vrasin amerikanët diktatorin korean Kim Jong Un

Ja si do e vrasin amerikanët diktatorin korean Kim Jong Un

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.