Parlamenti i cili u mblodh sot në seancë të jashtëzakonshme, votoi për tre emrat e mazhorancës, të cilët në zbatim të Ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” do të përbëjnë komisionin ad hoc për verifikimin e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit.
Para votimit të tre emrave të mazhorancës, Parlamenti votoi katër kandidatura.
Në përfundim të votimit, PS dhe LSI, me votat e tyre, “ia futën” kandidaturës së PDIU-së , Shpëtim Idrizi.
Votimi sot në Parlament
Ulusi Manja – 78 “pro”; 1 “abstenim”; 1 “kundër”.
Vasilika Hysi – 80 “pro”; 1 “abstenim”; 1 “kundër”.
Luan Rama – 85 “pro”; 0 “abstenim”; 1 “kundër”.
Shpë tim Idrizi – 23 “pro”; 7 “abstenim”; 50 “kundër”.












