• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL/ Has, Zyra Arsimore ushtron presion mbi mësuesit

admin by admin
11 April, 2017
in Kronika
0
SKANDAL/ Has, Zyra Arsimore ushtron presion mbi mësuesit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Skandal në Zyrën Arsimore të Hasit, ku autoritetet e saj ushtrojnë presion ndaj të larguarve nga puna, duke u kërkuar që të tërhiqen nga gjyqet nëse duan të kthehen në punë, edhe pse janë larguar me vendime që kanë rezultuar false nga vetë Ministria e Arsimit.
Po ashtu, Zyra Arsimore e Hasit nuk zbaton edhe urdhrat e nxjerra nga vetë autoritetet e këtij institucioni.
Isuf Sefolli, mësues matematike i larguar nga puna prej afro 4 vitesh për shkak të një procesverbali i cili ka rezultuar fals, shpjegon se në atë kohë punonte mësues fizike dhe matematike në shkollën e bashkuar “Skënderbeu” (Krumë) dhe është hequr nga puna me një urdhër të drejtorit të shkollës, datë 12. 09. 2013, që ishte bazuar në një vendim të Komisionit të Disiplinës. Menjëherë, ai e ka kundërshtuar urdhrin deri te Ministria e Arsimit, ku kjo e fundit ka ngritur një komision verifikimi. Nga verifikimi i kryer ka rezultuar se procesverbali i Komisionit të Disiplinës ishte falsifikuar.
Në këto kushte, vetë Ministria e Arsimit ka kallëzuar penalisht drejtorin e shkollës dhe e ka nxjerrë procesverbalin të pavlefshëm. Mësuesi ka pritur që të rikthehet në punë, por ai nuk është rimarrë. Në këto kushte, ai i është drejtuar Gjykatës Administrative për dëmshpërblim për pagat e munguara.
Nga ana tjetër, ai ka bërë kërkesë për t’u rikthyer në punë. Në vitin 2016, ai është rimarrë në punë përkohësisht në të njëjtën shkollë. Pasi ka mbaruar viti shkollor, ai ka aplikuar sërish për vend pune, pikërisht për vitin shkollor 2016 – 2017. Por, pas aplikimit, drejtori i shkollës së mesme, Flamur Dauti i ka kthyer përgjigje se ai nuk mund të fitonte vendin e punës vakant për shkak të një shkrese të Zyrës Arsimore në Has.
Një shkresë e tillë i është dërguar edhe të interesuarit Isuf Sefolli, ku kërkohet që për të fituar atë vend pune, ai të heqë dorë nga gjyqi që ka për dëmshpërblimin dhe mosheqja dorë nga ky proces e bën punësimin e tij në atë institucion të pamundur.
Por, kjo nuk është vetmja pengesë që i është bërë Isuf Sefollit dhe familjes së tij. Ai tregon se metoda penguese janë përdorur edhe ndaj bashkëshortes së tij, e cila është po mësuese në Has. Isuf Sefolli tregon që bashkëshortja e tij, Bukurie Sefolli, më 10 dhjetor të vitit 2013 është emëruar në shkollën e mesme në vend të një mësuesi tjetër, ndërkohë që deri në atë kohë ishte mësuese në shkollën 9-vjeçare Krumë. Menjëherë, ajo ka filluar punë dhe ka ushtruar funksionin e saj deri në fund të muajit dhjetor, ndërkohë që më 16 dhjetor ishte larguar nga detyra përgjegjësja e Zyrës Arsimore Nazlie Laçi dhe në vend të saj ishte emëruar Selman Qema.
Ky i fundit, në fillim të muajit janar i ka kërkuar mësueses Bukurie Sefolli të kthehet në vendin e punës që ka qenë, pasi nuk kishte asnjë urdhër për lëvizjen e saj në gjimnaz. Isuf Sefolli tregon se e kanë takuar Qemën dhe i kanë treguar urdhrin, i cili i kishte shkuar dhe drejtorit të shkollës, por ai e ka cilësuar si urdhër fals dhe në këto kushte  nuk e ka marrë parasysh duke e rikthyer bashkëshorten e tij në shkollën 9-vjeçare.
Për këtë arsye, ai ka kërkuar disa herë shpjegime nga Zyra Arsimore, por nuk ka marrë zgjidhje, kështu që i është drejtuar “Fiks Fare” për të mësuar arsyet sepse nuk zbatohet urdhri i nxjerrë nga vetë Zyra Arsimore dhe pse ushtrohet presion ndaj tij për t’u tërhequr nga gjyqi, në një kohë që është larguar nga një procesverbal, i cili është nxjerrë i falsifikuar nga vetë Ministria e Arsimit dhe gjykata.
Pas ankesës së qytetarit, “Fiks Fare” shkoi pranë Zyrës Arsimore në Has për të marrë një përgjigje nga kreu i këtij institucioni, Selman Qema. Gjatë bisedës, ai thotë se Isuf Sefolli është larguar nga puna për shkelje etike, por nuk dëshiron të shpjegojë faktin se ai urdhër është rrëzuar nga Ministria e Arsimit. Ai thotë se shkresa që i është dërguar Isuf Sefollit nuk është presion, por janë negociata. Gjithashtu, deklaron që Sefolli është në konflikt gjyqësor, prandaj nuk mund të emërohet në atë shkollë, por nuk dëshiron të shpjegojë arsyen që në këto kushte ai është emëruar në vitin 2016 përkohësisht dhe pse nuk mund të emërohej dhe për këtë vit shkollor.
Pasi lexon letrat, duke pretenduar që Isuf Sefollit i janë ofruar disa vende pune, por ai nuk ka pranuar, ai nuk pranon të na japë në dispozicion dokumentacionin, ndërkohë që Sefolli nuk është në dijeni të këtyre ofertave. Për bashkëshorten e Sefollit ai pretendon se ish-paraardhësja e tij ka lënë në protokoll vetëm dokumente të firmosura dhe vulosura deri më datë 31 tetor 2013 dhe jo më tutje. Ai nuk pranon të komentojë urdhrin që ka në dispozicion bashkëshortja e Sefollit, për më tepër që ajo ka punuar afro një muaj në gjimnaz. Duke mos na dhënë asnjë përgjigje, ai thotë se ne po e pengojmë në ushtrimin e funksionit të tij dhe kërkon që ne të largohemi.
Përgjegjësi nuk pranoi të na japë shpjegim për disa çështje të ngritura nga vetë ankuesi, por ne gjetëm disa nga dokumentet e nxjerra nga ky institucion. Sipas të dhënave, Isuf Sefolli është emëruar përkohësisht në vitin 2016 në shkollën e mesme të Hasit, duke u bazuar në kërkesën e tij, por ai nuk është pranuar për vitin 2016 – 2017, pavarësisht se ka paraqitur të njëjtën kërkesë. Përgjegjësi i zyrës arsimore tha se ai nuk është pranuar pasi është në konflikt gjyqësor, por mbetet pa u sqaruar arsye pse është pranuar disa muaj më parë, ndërkohë që konflikti gjyqësor ka qenë i vazhdueshëm. Pra kur është shkelur ligji, në rastin e emërimit, apo të mos emërimit. Lidhur me emërimin për herë të dytë në shkollën e mesme, përgjegjësi i zyrës arsimore tha se nuk i është ushtruar presion. Por në një shkresë me nr. protokolli 1227, datë 23 gusht 2016, pra pikërisht kur është kundërshtuar emërimi i dytë thuhet: “Kërkojmë nga ana juaj që të arrijmë në një marrëveshje duke hequr dorë nga procesi gjyqësor lidhur me padinë e ngritur nga ana juaj në mënyrë që të punësoheni. Mos heqja dorë nga ky proces, punësimi juaj në atë institucion (pra në shkollën e mesme) është i pamundur. Kërkojmë nga ana juaj që sa më shpejt të jetë e mundur nëse ju e gjykoni të drejtë dhe është në interesin tuaj për t’u punësuar, t’i drejtoheni gjykatës me një kërkesë, në mënyrë që me fillimin e vitit të ri shkollor, ju të punësoheni pranë gjimnazit ‘Skënderbeu’ Krumë”.
Po ashtu, ne kërkuam të mësojmë më shumë edhe për urdhrin e emërimit të bashkëshortes së Sefollit, që sipas përgjegjësit të zyrës arsimore nuk ekziston pranë këtij institucioni. Ne arritëm të kontaktojmë me ish-përgjegjësen Nazlie Laçi dhe e pyetëm për këtë urdhër. Ajo na tha se urdhri është firmosur dhe protokolluar prej saj, por Bukurie Sefolli nuk është e vetmja që ankohet, pasi ajo është në dijeni se janë ankuar edhe mësues të tjerë, ndërkohë që e ka kryer detyrën e saj deri në ditën e fundit që ka qenë në atë funksion. TCH

Previous Post

Vangjel Dule nxjerr një “sekret”: Diplomatët e huaj na kanë propozuar në mënyrë cinike të futemi në zgjedhje

Next Post

SKANDAL/ Edi Rama urdhëron “emërimin” e një kandidati të pavarur për zgjedhjet në Kavajë

admin

admin

Next Post
SKANDAL/ Edi Rama urdhëron “emërimin” e një kandidati të pavarur për zgjedhjet në Kavajë

SKANDAL/ Edi Rama urdhëron “emërimin” e një kandidati të pavarur për zgjedhjet në Kavajë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.