Një burrë që mëngjesin e sotëm kishte shkuar për të peshkuar në bregdetin e Semanit në Fier, është gjetur i mbytur.
Peshkatari, i identifikuar si A. Mornica 80 vjeç, banor i fshatit Afrim i Ri, kishte hedhur rrjetat për peshk, por në rrethana ende të pa qarta, është mbytur.
Pas njoftimit, në vendin ngjarjes mbërriti policia, ndërsa trupi i tij u dërgua në morgun e Fierit për ekzaminim.












