Pas transmetimit në emisionin “Stop” në TV Klan të një afere korruptive, ku dyshohet se është i përfshirë punonjësi i Policisë së Shtetit Vladimir Muja, Drejtori i Policisë Kufitare Kukës ka pezulluar menjëherë efektivin nga detyra.
Me urdhër të Drejtorit të Policisë se Shtetit ka filluar hetimi disiplinor dhe çështja i ka kaluar për ndjekje Drejtorisë se Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit.
Gjithashtu ka nisur një hetim nga SHÇBA, për të nxjerre përgjegjësitë penale.
Hetimet janë shtrire edhe për identifikimin e punonjësit tjetër kontrollor, i cili dyshohet të jetë i implikuar në aferë.












