6 persona u arrestuan sot në kuadër të një operacioni të gjerë të Prokurorisë kundër trafikut të drogës në drejtim të Greqisë. Personat e arrestuar janë Gazmend Lleshanaku, Jorgo Dulla, Isak Alla, Aurel Toska, Gezim Balla, Jani Mecja.
Arrestimet erdhën pas hetimeve të prokurorise se krimeve te renda ndërsa në operacion u perfshi dhe DEA amerikane.
Sot jane arrestuar 6 persona, anëtarët kryesorë të grupit. Ne total janë 22 te arrestuar ne muajt e fundit.
Hetimet kanë nisur në 2016. Grupi transportonte canabis nga Shqiperia drejt Greqise. Sasite e trafikuara rezultojne ne mbi 6 ton. Trafiku behej me kamion, autobuz, vetura, e disa here me skafe. TraFikantet janë kryesisht nga zona e Elbasanit, Librazhdit, disa maqedonas dhe shetas grek.












