• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

YLLI MANJANI/ Kujdes me votën sepse mund të legjitimojmë Diktaturën e Proletariatit!

admin by admin
10 April, 2017
in Politika
0
YLLI MANJANI/ Kujdes me votën sepse mund të legjitimojmë Diktaturën e Proletariatit!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
ylli manjani, vogel

Ylli Manjani

Shkatërrim…!
L. G., ishte punonjës i Doganës. Dogana është institucioni më i përfolur në vite. Ata që punojnë atje janë të mallkuar sepse punojnë më plan. Duhet realizuar Plani i Shtetit, por edhe plani i arrestimeve të bujshme. Madje sa herë nuk realizohet plani i financave shtohet plani i arrestimeve!
Luhet me imazhin publik. Shumica e njerëzve besojnë se po të punosh në Doganë “bën lekë”. Nuk është se është krejt pa gjë kjo punë, por në sistemin e drejtësisë të paktën këto thashetheme nuk duhet të kenë vend. Sidoqoftë kur bëhen arrestime zyrtarësh opinioni menjëherë “bindet” në drejtësinë e arrestimeve. Për doganierët kjo bindje është absolute.
Tmerr!
Kështu ka qenë edhe në kohën e Diktaturës së Proletariatit dhe ku sundonte me qejf Drejtësia Popullore. Kjo në fakt është thelbi i drejtësisë popullore! Të dënon opinioni sapo të shpallesh i arrestuar. Barra e provës, prezumimi i pafajësisë e të tjera si këto (parime të shenjta për drejtësinë) nuk vijnë në refenenë e askujt.
Politika e pluralizmit i di fort mirë këtë gjë dhe luan. Luan me këtë ndjesi të publikut, deri në palcë. Luan deri në shkatërrim të njerëzve që hidhen si ushqim për kafshët e egra të kopshtit zoologjik (jo të Tiranës)! Rregulli është i qartë: policia të arreston; publiku beson se arrestimi është i drejtë; drejtësia gjendet para faktit të kryer dhe kërcen të njëjtën valle. Nëse kjo e fundit nuk e kërcen këtë valle, sipas kësaj procedure, por guxon të shpallë ndonjë pafajësi apo pushim të akuzave për mungesë provash (sepse në fakt arrestimet popullore nuk bëhen me prova), quhet e korruptuar! Se fundi kjo drejtësi që guxon të gjykojë kundër këtij opinioni quhet “ vrasëse me pagesë” dhe duhet vettuar, d. m. th.:, shporrur nga sistemi. Madje duhet zëvendësuar me “bijtë e popullit” që duan drejtësinë e tij!
Kulmi!
Fjalimet e Enverit për Drejtësinë Popullore janë prezente!
Në këtë mjedis gjarpërinjsh helmues, u zhvilluan edhe ngjarjet e L. G. Ai u arrestua sipas planit të arrestimeve. Nuk ju dha asnjë akuzë! U arrestua me një vendim gjykate, fshehurazi! Edhe gjykatë (proces i hapur) edhe vendim të fshehtë nuk kanë kuptim, por te sistemi ynë i ndjekjes penale kjo është rutinë. Pra ti mund të arrestohesh pa tu treguar asnjë arsye përse. Thjesht mbi dyshime, ndoshta edhe mbi përgjime që s’thonë asgjë! Kështu bëhen sot thuajse 90% e arrestimeve. Sistemi është hakmarrës dhe me vetëgjyqësi! Aspak i drejtë dhe garantues!
L. G., u fut në paraburgim si gjithë të tjerët. Shformimi është frikshmërisht i madh. Ç’bëra që gjendem këtu? Pyetje që ua bënte prokurorëve, gardianëve e avokatëve! Asnjëri nuk i dha asnjë provë, apo akuzë! Të gjithë i thoshin mos u mërzit se do kalojë! Avokati madje i ofroi të pranonte edhe marrëveshjen e fajësisë që t’ia hidhte me një dënim të butë! Dakord, por pse duhet ta pranonte këtë marrëveshje? Kështu bëjnë të gjithë!
Kulmi!
Pastaj ndaloi së pyeturi të tjerët, thjesht pyeste veten : ç’bëra?
Asnjë provë, asnjë fakt asnjë akuzë! Thjesht gjendesh në burg sepse shteti po heton! Kështu funksionon sistemi ynë i ndjekjes penale. Të harrojnë në burg, të përgjojnë kur flet me avokatin dhe përpiqen të kapin ndonjë thënie “komprometuese” që ta quajnë hetim. Kulmi i paligjshmërisë!
Paradoksalisht Shqipëria është anëtar i Këshillit të Europës, anëtar i NATO, kandidat i BE. Në asnjë nga këto shtete nuk ndodh kështu! Në asnjë! Kudo ku flitet demokratikisht korrekt, shteti ka barrën e provës. Shteti shkon te fajtori vetëm nëpërmjet provave dhe jo nga autori të shkojë të prova. Kjo e fundit është metodë diktature! Sistemi ynë i ndjekjes penale është në thelb inkuizicion, por me spruco demokracie sepse me demek të lejojnë një avokat.
Në këtë masakër inkuizicioni hyri L. G., ashtu si shumica e të arrestuarve deri më sot. Më në fund nuk arritën ti provojnë asgjë! Edhe pse e degjeneruan në publik (lajmet e zellshme e bëjnë rregullisht këtë gjë me emër e mbiemër)!!! Edhe pse e arrestuan në burg, më vonë e arrestuan në shtëpinë e vet, përsëri nuk i provuan asgjë. Ja pushuan çështjen vetëm pas një viti. Për një vit ai dhe familja e tij panë tmerrin me sy. Prapë e pyet veten, tashmë të rrënuar fizikisht, por jo mendërisht : ç’bëra? Pse?! S’ka përgjigje! Ndonjë i njohur mediokër thjesht e ngushëllon; “shyqyr me kaq”, ose “ shih shëndetin”… Këta të irritojnë më shumë.
L. G., është qytetar i Këshillit të Europës, është gjithashtu qytetar i NATO-s, por të drejtat e konventës themelore nuk ja garantoi shteti i tij. Përkundrazi, shteti me ligj, ja dhunoi dhe e trajtoi si çdo kriminel ordiner viktimën e tij. Sistemi ynë penal nuk dallon aspak në kësi rastesh nga sjellja e çdo krimineli në raport me viktimën e tij.
Po e lë mënjanë, barazinë para ligjit! Po e lë mënjanë faktin se në burg gjenden gjithnjë të pafuqishmit, të pa mbrojturit e të vobektit. Po e lë mënjanë se asnjë masakrator (se menaxher nuk janë) i zyrave të energjisë nuk është në burg. Në burg janë hallexhinjtë që nuk paguajnë dot. Kjo është drejtësia jonë penale. Po e lë mënjanë sepse po e shtova edhe këtë argument në rastin tonë, nuk ja vlen më të harxhohet asnjë fjalë për të kuptuar se çfarë poshtërsi penale kemi sot në ligj dhe në praktikë!
Reforma në drejtësi ishte dështim! Nuk zgjidhi asgjë nga këto raste! As rasti i L. G., nuk u trajtua fare, po fare! D. m. th.:, kushdo mund të jetë në këto pozita fare kollaj! Opinioni prapë do besojë fajësinë! Prokurori do vijë vërdallë për të sajuar ndonjë provë; gjykata do arrestojë fshehurazi si cubat! Jeta jote shkatërrohet menjëherë.
Ndërkohë politika fton popullin të duartrokasë: Vettingun. Këtë e quan reformë . Pra edhe atë pak drejtësi që mund të gjendet nëpër ndonjë vendim gjykatë e cila “guxon” të kundërshtojë qeverinë tashmë do ta shuajë Vettingu, arma më e fortë e drejtësisë popullore.
U mundova shumë të ndryshonim këtë poshtërsi! Jo vetëm fola e shpjegova ku munda, por propozova ndryshime themelore. Ndryshime që kthejnë sistemin e ndjekjes penale në sistem demokratik akuzator, larg inkuizicionit shtetëror e publik. Por u hodhën poshtë të gjitha këto propozime. Nuk është sfidë personale, por çështje e jona e përbashkët që kërkon zgjidhje. Përndryshe të gjithë jemi të rrezikuar në bazë të ligjit, lëre pastaj po ti shtohet edhe “Maliqi”! Nuk i uroj askujt përvojën e L. G., por do jetë shumë vonë kur të gjendeni në këto rrethana.
Jeta e kujtdo mund të shkatërrohet, duke duartrokitur Vettingun! Por duhet të kuptojmë se ku jetojmë, se çfarë mashtrimi i madh janë reformat që shpallen si zgjidhja e problemeve tona. Politika nuk ka ndërmend të ndryshojë, por kujdes! Kujdes me votën të paktën sepse mund të legjitimojmë edhe në politikë Diktaturën e Proletariatit. Opinioni është gati… Për fat të keq!
L. G., i uroj rikthim të shpejtë në normalitetin që meriton! Ndoshta do të gjejë edhe pak drejtësi jo aq te reforma sesa te gjykata e Strasburgut…

P. S. Pas pushimit të hetimeve të tmerrit, presupozohej të rikthehej në punën e tij! Por jo, tmerri vijon: Dogana e Largon edhe zyrtarisht nga puna! Sfidë tjetër kjo për L. G! Të vuajë edhe inkuizicionin administrativ që drejtohet politikisht, si askund tjetër në NATO, BE apo këshilli i Europës.

Previous Post

Basha: Në 7 maj protestë në Kavajë kundër zgjedhjeve fasadë

Next Post

Tiranë, një zjarr i madh përfshin një lokal Fast Food

admin

admin

Next Post
Tiranë, një zjarr i madh përfshin një lokal Fast Food

Tiranë, një zjarr i madh përfshin një lokal Fast Food

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.