Ditën kur skadon afati i regjistrimit të partive politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sot, e hënë 10 prill, kryeministri Edi Rama do të jetë i ftuar në studion e Report TV, te emisioni “5 pyetjet nga Babaramo” në orën 21:00.
Por në fakt lajmërimi nuk është për 5 pyetje por për 500 pyetje, sic thote vete kryeministri pasi nje debat I mehershem ne te njejten studio shkaktoi debat per shkak se Kryeministri presionoi gazetarin te bente pyetjet e zgjedhura nga zyra e shtypit.

Kreu i qeverisë do të japë qëndrimin e mazhorancës se çfarë do të ndodhë pas skadimit të afatit të parashikuar në Kodin Zgjedhor nëse partitë opozitare nuk regjistrohen për zgjedhjet e 18 qershorit, siç edhe kanë paralajmëruar deri tani.











