Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të Aleksandër Mukas, 38 vjeç, banues në Vlorë për veprën penale “Plagosje të rëndë me dashje”.
Ditën e djeshme, ky shtetas është konfliktuar fizikisht me shtetasin Xh. O., 54 vjeç, edhe ky banues në Vlorë, për motive të dobëta. Për pasojë ky i fundit është rrëzuar në trotuar dhe ka marrë goditje të rëndë në kokë.
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë duke marrë ndihmë mjekësore.
Njoftimi i plotë i Policisë së Vlorës
Policia ka bërë arrestimin e tij pasi ditën e djeshme, për motive të dobëta, ky shtetas është konfliktuar fizikisht me shtetasin Xh. O., 54 vjeç, banues në Vlorë, ku për pasojë ky i fundit është rrëzuar në trotuar dhe ka marrë goditje të rëndë në kokë.
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë duke marrë ndihmë mjekësore.












