Në Vlorë duket se nuk po reziston asnjë lloj peme. Vitin e kaluar, të gjitha palmat në këtë qytet u dëmtuan nga sëmundjet. Por tashmë po thahet dhe pisha që u përzgjodh si pemë e Lungomares.
Për vlonjatët ky investim është i shkuar dëm. Ata thonë që e dinin fundin e tyre që në fillim, por për këtë nuk i ka pyetur kush.
Punimet për Lungomaren janë vonuar. Dhe pse duhej që investimi të përfundonte për sezonin turistik, kjo ka pak gjasa të ndodhë. ABC News











