Një gjarpër 4 metra i gjatë është gjetur në frigoriferin e një supermarketi. Një qytetar nga Johannesburgu ka shkuar në frigoriferin e supermarketit për të marrë një kos, por është përballur me një piton.
“Ai ishte një piton katër metra i gjatë dhe ne të gjithë jemi shokuar”, është shprehur menaxheri i supermarketit Martie Esnouf.
“Ai ishte në frigorifer dhe mund të ketë ardhur nga pjesa e pasme e frigoriferit” , ka thënë ai.
Pas kësaj ngjarje supermarketi është mbyllur për 48 orë, dhe më pas dhe më pas gjarpri është dërguar në Parkun Kombëtar në Kruger.












